3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret kanë kapluar disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë të Turqisë më 21 qershor.

“Pesë persona kanë vdekur dhe 44 janë plagosur, dhjetë prej tyre janë në gjendje serioze”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në rrjetin X, që më herët njihej si Twitter.

Zjarret përfshin dy zona mes qyteteve të Dijarbakirit dhe Mardinit, thanë autoritetet turke.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Koca tha se katër ekipe të emergjencave dhe 35 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ali Yerikaya, përmes një postimi në X tha se zjarri nisinë orët e vona të së enjtes në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit. Sipas tij, zjarri më pas u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke përfshirë në flakë pesë fshatra.

Yerikaya tha se tre banorë të Dijarbakirit dhe dy të Mardinit humbën jetën si pasojë e zjarreve.

Ndërkaq në veriperëndim të Turqisë, zjarrfikësit po punojnë që të shuajnë zjarret afër qytetit Ajvaçik në provincën Çanakala, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Kjo provincë javën e fundit është përballur me disa zjarre për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme./REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img