7.9 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për priftin arbëresh: Antonio Bellusci, ishte një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar

Ka vdekur në moshën 90 vjeçare prifti arbëresh, Antonio Bellusci.

Për kontributin e tij ka folur sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se Bellusci ishte figura kyçe në komunitetin arbëresh në Itali, dhe një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin që miku ynë i kahmotshëm, Protopresbiteri i Eparkisë së Lungrës, At Antonio Bellusci, ose zoti Ndoni siç e thërrisnin sivëllezërit e tij arbëreshë, shkoi në amshim. Antonio Bellusci qe figura kyçe në komunitetin arbëresh në Itali, dhe një nga personalitetet më përbashkues mbarëshqiptar. Puna e tij në vitet ’60 për mbledhjen e materialeve etnografike e gjuhësore te arvanitasit e Greqisë qe e jashtëzakonshme. Ai hyri me mikrofonin e tij në shtëpitë e vëllezërve tanë për të imortalizuar gjuhën e tyre duke faktuar atë ekzistencë. Antonio Belusci jetoi e punoi për çështjen arbëreshe, për çështjen shqiptare”, tha Kurti.

“Nismat e tij nuk u ndalën deri në orët e fundit. Në 1966 themeloi Revistën “Vatra jonë” në “San Costantino Albanese”, në 1980 Revistën “Lidhja në Cosenza”, si dhe botoi edhe dhjetëra vëllime e artikuj. Për kontributin e tij të gjithanshëm u nderua nga Republika jonë, ku Presidentja znj. Vjosa Osmani-Sadriu i dha ‘Shtetësinë e nderit të Republikës së Kosovës’. Në ndarje të këtilla nuk ka tjetër veç se mungesë të parikuperueshme. Ai, u kujdes të na lë pas një thesar të paçmueshëm. Shtëpia e tij në Frasnitë, biblioteka “A. Bellusci”, është sot pasuria e shumëfishtë, ku përveç mijëra vëllimeve mbi albanologjinë, ai themeloi aty edhe një vatër studimesh unike. Mendimet tona shkojnë sot për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë komunitetin arbëresh. U bëftë emri, puna dhe vullneti i tij, burim frymëzimi për studiuesit e rinj e për secilin prej nesh”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img