Një video e cila qarkulloi në rrjet gjatë kësaj të enjte, ku hsihej një burrë duke e rahur një grua tashmë është subjekt i organeve të drejtësisë.
Për Gazetën Nacionale, Policia në Prizren ka thënë se, i dyshuari po intervistohet së bashku me bsahkëshortën e tij.
“Te nderuar Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort.
Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij. Policia ofron siguri për qytetarët në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj.” – thuhet në përgjigjjen e policisë.