Presidenti rus, Vladimir Putin thuhet se ka ftuar zyrtarë të lartë vietnamezë për të vizituar Rusinë.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Nguyen Phu Trong ishte në mesin e të ftuarve, shkruan Sky News.
Kjo vjen derisa presidenti rus vazhdon vizitën e tij në Vietnam, ku të dy vendet tashmë kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për të afruar marrëdhëniet e tyre të punës.