15.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

“Lojtarët e bablokit jau kallin bo**en” – Munishi “shpërthen” pas paraqitjes së Dakut e Hoxhës

Paraqitja fantastike e dy futbollistëve shqiptarë, Mirlind Daku e Arbër Hoxha ka zgjuar entuziazëm të madh tek tifozët e kombëtares shqiptare.

Lidhur me paraqitjen e dy futbollistëve që janë “produkt” i Superligës së Kosovës ka reaguar edhe ish-trajneri i tyre Ismet Munishi.

Përmes një postimi në Facebook, Munishi ka thënë se: “Lojtarët e bablokit jau kallin bo**en”.

“Krejt Javen ju kom thonë Daku – Hoxha. Zemren ma keni plasë. Lojtarët e bablokit jau kallin bo**en”, thuhet në postimin e Munishit.

Shqipëria barazoi me Kroacinë sot në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm tutje.

Golat për Shqipërinë i shënuan Laçi e Gjasula, por me lojë të mirë u dalluan Arbër Hoxha e Mirlind Daku, të cilët u inkuadruan në pjesën e dytë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img