Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mirëpritur lajmin ku autoritetet e Kosovës, kthyen eshtrat e tre personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Në një shkrim në Twitter, ambasada ka thënë se mbesin të përkushtuar në punën për të mbështetur familjet që s’e dijnë fatin e të afërmve të tyre.
“E mirëpresim lajmin se autoritetet e Kosovës ua kthyen dje familjeve eshtrat e tre civilëve serbë të vrarë gjatë luftës në pikën kufitare Merdare pas identifikimit të tyre të suksesshëm.
Më shumë se 25 vjet pas konfliktit, familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të jetojnë në pikëllim, pa dijeni për vendndodhjen e të dashurve të tyre. Ne mbetemi të përkushtuar në punën tonë për të mbështetur këto familje për të ditur fatin e të afërmve të tyre dhe inkurajojmë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe më të thellë për këtë çështje.” – thuhet në postim.