7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Begaj takohet me homologun gjerman, temë edhe Procesi i Berlinit

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të homologut të tij, Frank- Walter Steinmeier.

Të dy presidentët patën fillimisht një takim kokë më kokë.

Bashkëpunimi dypalësh, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zhvillimet në rajon, zbatimi i agjendës së Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor si dhe cështjet e sigurisë dhe mbrojtjees ishin në fokus të bisedës mes presidentit Begaj dhe Presidentit Steinmeier.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj falenderoi homologun e tij gjerman për pritjen e rezevuar si një mundësi për vazhdimin e  diskutimit të nisur gjatë vizitës së Steinmeier në Tiranë në dhjetor 2022, si edhe për cështje për të cilat është arritur mbështetjee dhe mirëkuptim.

Ky takim sipas Presidentit Begaj është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik midis dy vendeve, si dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Presidenti Begaj i përcolli Steinmeier  falenderime për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve aleate në NATO e që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane, raporton Euronews Albania.

“Për këtë kontribuojnë edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani apo bizneset gjermane që janë prezente në Shqipëri”, u shpreh Begaj.

Gjatë këtij takimi, kreu i shtetit shqiptar mori mbështetjen dhe garancinë e plotë që Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me këtë rast i shprehu Presidentit Steinmeier vlerësimin e sinqertë për mbështetjen e zëshme politike dhe publike, si dhe asistencën e ndihmën e ofruar në këtë drejtim.

Përsa i përket zhvillimeve në rajon Begaj u shpreh se roli dhe angazhimi i Gjermanisë mbetet i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në mënyrë që sfiidat me ttë cilat po përballet Ballkani Perëndimor të mos  ndikojnë apo kompromentojnë të ardhmen auro-atlantike.

Në këtë kontekst me luftën në Ukrainë dhe ndikimin e aktorëve të tretë Presidenti Shqipërisë Bajram Begaj vlerësoi se duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal , ku e ardhmja evropiane do të jetë udhërrëfyesi për të të ardhmen e përbashkët në paqe, siguri dhe prosperitet.

Procesi i Berlinit,  sipas Begajt mbetet një mekanizëm inovativ dhe i patjetërsueshëm për forcimin e këtij bashkëpunimit, integrimin ekonomik të rajonit dhe po ashtu integrimin me tregun e vetëm evropian, si dhe një shtysë e fuqishme për procesin e integrimit në BE.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj i rikonfirmoi Presidentit gjerman përkushhtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Shqipërisë për këtë iniciativë dhe angazhimin e Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img