Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen dy komisione parlamentare.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do ta shqyrtojë kërkesën buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të MFPT-së.
Ata po ashtu do t’i shqyrtojnë edhe raportet vjetore financiare të RTK-së dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Ndërkaq, sot do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut ku do të diskutohet për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.