Ekspertët shëndetësorë kanë lëshuar një paralajmërim pas raportimeve se një murtajë e mushkonjave tigër po përhapet në të gjithë Evropën.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka njoftuar se rastet me ethet e dengut janë në rritje. Sipas agjencisë, mushkonjat pushtuese po bëhen më të përhapura në Evropë pasi ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat.
Dengoja zakonisht nuk është serioze, por mund të jetë e rëndë në disa raste dhe mund të jetë fatale, shkruan The Mirror.
Simptomat më të rënda, të cilat priren të shfaqen pasi temperatura të jetë larguar, mund të përfshijnë të vjella, gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve dhe dhimbje të forta barku.
Vitin e kaluar, në BE u regjistruan 130 raste të sëmundjes së dengut në vend,