7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi: Kosova palë konstruktive, e përkushtuar për normalizim të raporteve dhe njohje reciproke

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ka pritur në takim emisari special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, se në këtë takim u bisedua mbi rrugën përpara në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.

“Zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se numri dy i ekzekutivit, ka folur po ashtu edhe rreth rëndësisë së nënshkrimit dhe në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët.

“Gjithashtu shtoi se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img