Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po qëndron në Paris ku po merr pjesë në “Eurosatory 2024”.
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamje nga vizita atje, ku po marrin pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Gazmend Hoxha.
Në një pamje, ai shihet duke shikuar autoblindin e prodhuar nga Shqipëria, “Shota”.
“Ministri Sveçla po merr pjesë në panairin më të madh të sigurisë dhe teknologjisë “Eurosatory 2024”, që po mbahet në Paris
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, janë në vizitë zytrare në “Eurosatory 2024” – panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris të Francës.” – thuhet në shkrimin e MPB-së.