-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më shumë se dy lehona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se investimet që janë bërë në Klinikën e Gjinekologjisë, përurimi i të cilave është bërë sot është për tu duartrokitur.

Ajo ka thënë se tri herë si paciente e kësaj klinike ka parë nga afër kushtet e rënda , sfidat e nevojat e pacientëve dhe stafit mjekësor.

Sipas saj, me investimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë në dhomat e gjinekologjisë nuk do të vendosën më, më shumë se dy lehona.

Deri më sot, Klinika e Gjinekologjisë ka qenë ambient i cili kërkonte transformim të domosdoshëm si për nga nevojat e fëmijëve që vijnë në jetë po ashtu edhe për lehonat.

“Tri herë kam qenë paciente edhe vet në këtë klinikë, kam parë nga afër kushtet e rënda, sfidat dhe nevojat e pacientëve por edhe stafit mjekësor.  Ishte kënaqësi e veçantë sot të shoh nga afër transformimin e kësaj klinike. Infrastrukturë moderne e hapësira të pastërta. Në dhomat e gjinekologjisë nuk do vendosen më, më shumë se dy lehona. Mjetet dhe kushtet e përmirësuara në punë do të shtojnë edhe angazhimin e stafit shëndetësor. Përgëzoj dhe falënderoj Ministrin e Shëndetësisë për punën e jashtëzakonshme”, ka shkruar Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img