-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve për nesër në Veternik

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar aksion të madh ndaj borxhlinjve të mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorëve ilegalë, në lagjen Veternik.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, në fokus të aksionit do të jenë bizneset e vogla, bizneset e mëdha dhe amvisëritë.

“Nesër 19 qershor 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në lagjen Veternik. Nisja bëhet nga objekti i KRU”Prishtina” SH.A.në orën 10:00”, thuhet në njoftim.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, ku mbi 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img