Sulmuesi francez Kylian Mbappe, e ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Austrisë.
Ai pësoi një tronditje gjatë tentimit për ta goditur me kokë topin, ku u përplas për trupin e kundërshtarit me ç’rast ra edhe përtokë i përgjakur.
Mbappe mori trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sonte Franca e mposhti me rezultat 1:0 Austrinë, pas autogolit të qendërmbrojtësit Maximilian Wöber.