Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.
Indeksi UV mbetet i lartë dhe mundësisht duhet respektuar këshillat e IKSHP.
Java e ardhshme do të vijoj me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë pas.