-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Pancerat” tregojnë “municionet”, Gjermania dominon Skocinë me “manita”

Nuk kishte nisje më të bukur të Kampionatit Evropian, sidomos kur ai zhvillohet në vendin tënd. “Pancerat” e Gjermanisë kanë zhvilluar një ndeshje fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, duke mundur ne rezultatin e thellë, 5 me 1, Skocinë, në sfidën hapëse të Evropianit, i cili po zhvillohet pikërisht në “shtëpinë” e “Die Manschaft”.

Djemtë e Julian Nagelsmann luajtën “manita” përballë “ishullorëve”, duke arritur një fitore të madhe, me pesë gola, tre të cilët erdhën që në fraksionin e parë të lojës, me Florian Wirtz, në minutën e 10’-të, i cili u bë edhe lojtari më i ri në moshë që shënon me fanellën e Gjermanisë (21 vjeç e 112 ditë), Jamal Musiala, në minutën e 19’-të dhe në të 43’-tën mendoi Kai Havertz për të ndëshkuar kundërshtarët, pas ekzekutimit perfekt të një 11-metërshi.

Në pjesën e dytë, tekniku i “Pancerave” vendosi të bënte disa ndryshime e duke hedhur në fushë Leroy Sane e Niclas Fullkrug, me këtë të fundit që shënoi edhe golin e 4-t, në të minutën e 68’-të, si edhe të pestin në të 76’-ën, por ky i fundit u anulluar pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, ndërsa për të vulosur përfundimisht rezultatin e thellë mendoi një tjetër gjerman, Antonio Rudiger, i cili devijon një top të McKenna, duke shënuar një autogol.

Tanimë, Gjermania vendoset e para në Grupin A, me 3 pikë të plota, pas fillimit të këtij Evropiani, ndërsa Skocia në vendin e fundit, teksa pritet të zhvillohet sfida e orës 15:00, të së shtunës, Hungari-Zvicër për të mësuar renditjen e plotë. Ndërkaq, në sfidën e radhës “Die Manschaft” do të përballet me Hungarinë, ndërsa Skocia me “Helvetët” e Zvicrës. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img