9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca takon Shefen e Programeve të NDI-së, Stephanie Rust dhe Drejtorin e Programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtoren dhe Shefen e Programeve të NDI-së, Stephanie Rust, si dhe Drejtorin e Programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë organizatë partnere, si dhe nevojën për të ecur përpara e së bashku me punën e mirë, me synimin e forcimit të demokracisë, rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe profesionalizmit në proceset apo rezultatet institucionale.

Kryetari Konjufca i falënderoi Rust dhe Benjamin për punën e tyre dhe për kontributin e madh të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Republikën e Kosovës, që ka qenë një partner tejet i vyer ndër vite, me shumë rezultate të arritura në institucionin tonë legjislativ dhe demokracinë tonë parlamentare, si dhe në nivel tërësor shtetëror e shoqëror. Sipas kryekuvendarit, kjo traditë e bashkëpunimit duhet të vazhdojë gjithnjë duke u thelluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img