3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ky është personi që po dyshohet për përfshirje në sherrin me armë zjarri te Bregu i Diellit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te banesat e bardha në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Dyshohet se është gjuajtur me kallashnikov dhe deri tani nuk është raportuar për të lënduar.

Sinjali ka mësuar se sipas informacioneve të para, personi që po dyshohet për përfshirje në këtë rast është Harbin Vitija, emri i të cilit pritet të konfirmohet tutje.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha ka deklaruar se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”.

Një banor në atë zonë ka rrëfyer për Sinjalin se kanë dëgjuar “minimum 10 herë të shtëna” duke e trazuar gjithë lagjen. Sipas tij, dyshohet se ka pasur një konfrontim në mes dy grupeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img