2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja, e ashpër ndaj Përparim Ramës: Kryetari në panik nga presioni publik

Kundër organizimit në sheshin e Prishtinës, ku u bë rrethimi i pronës publike e u vendos edhe një kushtëzim lidhur me pagesën e produkteve për ushqim, ishte edhe partia opozitare në Kryeqytet, Vetëvendosje.

Në një intervistë për Kiks Kosovën, asamblisti Petrit Reçica tha se një organizim i tillë është i papranueshëm.

Ai tha se organizime të tilla janë bërë gjithmonë nga secila parti drejtuese, por rrethimi i pronës publike mund ta quajmë edhe si uzurpim.

I papranueshëm për Reçicën ishte edhe kushtëzimi i blerjes së produkteve vetëm brenda rrethojave. Një praktikë e tillë ku komuna funksionon kundër rregullave dhe më pas tërhiqet, tashmë është bërë e shpeshtë.

Për Kiksin, ai tha se kthimet në pikën zero siç ndodhi edhe me Pishinën e Gërmisë, po ndodhin për shkak të presionit publik.

“Njëjtë ndodhi edhe me rastin e Pishinës së Gërmisë, pasi që u bo e madhe dhe reaguam, e kthyen në pikën zero dhe vazhduan me arsyetime”, tha Reçica për Kiksin.

Sipas tij, arsyetimi i Komunës se largimi i operatorit u bë për shkak se “Art Motion” i tërhoqi atij licencën për transmetim të ndeshjeve, ishte i kotë.

“Me thanë të drejtën, m’u duk shumë i kotë ky arsyetim sepse këta po punojnë në atë mënyrë sikur nëse nuk bëhet e madhe, mirë, e masi po reagojmë, po i anulojnë”, tha asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Petrit Reçica. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img