Bedri Shabani, i arrestuari për spiunazh, në përgjimin e dytë që është publikuar gjatë bisedës me oficerin e BIA-s, Sërxhan Rosiq, konfirmohet se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.
Sipas përgjimit të publikuar nga The Geopost, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.
Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janicijevic-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999.
Gjatë bisedës, merret vesh, se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosic i përgjigjet me “jo”./The Geopost/
*