3.7 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti, Begajt: Faleminderit që ishe pjesë e festimit të 25 vjetorit të çlirimit dhe për mbështetjen pa kushte

Kryeministri Kurti ka falënderuar presidentin shqiptar Bajram Begaj për pjesëmarrje në festën e 25-vjetorit të çlirimit të shtetit tonë.

Kurti ka përmendur afërsinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se në dekadën e ardhshme do ta kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Në ditë si këto, ne shpesh shikojmë prapa në arritjet tona të së kaluarës, edhe kur presim me padurim arritjet e së ardhmes. Në dekadën e mëparshme, Autostrada e Kombit (Rruga e Kombit) ishte infrastruktura kryesore që afroi Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë vit ishte shkëmbimi i energjisë ALPEX. Për dekadën e ardhshme duhet të jetë hekurudha Prishtinë-Durrës. Faleminderit Presidenti Bajram Begaj që ishe pjesë e festës sonë të përbashkët të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti.

Begaj ka ardhur për vizitë dje në Prishtinë. Gjatë qëndrimit ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, mbrëmë ka darkuar me Kurtin dhe pjesëmarrës tjerë të 25 vjetorit të çlirimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img