Ndërsa sezoni i Haxhit fillon më vonë këtë javë, Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se rritja e ndjeshme e temperaturave është një nga sfidat kryesore për pelegrinët këtë vit.
Zëdhënësi i ministrisë Muhammad al-Abdulaali tha se temperaturat e larta “paraqesin një kërcënim për shëndetin e pelegrinëve”, sipas një deklarate të Agjencisë Saudite të Shtypit të martën, shkruan AlArabiya.
Haxhi është pelegrinazhi vjetor islam në Mekë në Arabinë Saudite dhe është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe duhet të kryhet të paktën një herë nga të gjithë myslimanët që janë të aftë për ta bërë këtë.
Haxhi i këtij viti fillon të premten, më 14 qershor.
Dhe Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka paralajmëruar se në këtë Haxh do të ketë një rritje të temperaturave mesatare deri në një gradë e gjysmë në Mekë dhe në vendet e tjera të shenjta.