12.7 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

25-vjetori i Ditës së Çlirimit: Zbulohet shtatorja e Tony Blair në Ferizaj

Sot në Ferizaj për nder të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit është zbuluar shtatorja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Shtatorja u zbulua nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Blair nuk ka qenë i pranishëm por ka dërguar një letër të organizatorët ku ka falënderuar ata dhe se është i nderuar me këtë shtatore.

Miqësia e njerëzve të Ferizajt është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe jam jashtëzakonisht i përulur nga respekti që ju dhe ata që keni shfaqur ndaj meje. Kam pasur nderin të pranoj ftesën e Presidentit tuaj për të vizituar Kosovën këtë javë. Kosova do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time dhe jam i vendosur që në të ardhmen të vizitoj njerëzit e Ferizajt dhe shtatoren. Ju uroj suksesin më të madh me shpalosjen dhe shpresoj t’ju takoj personalisht një ditë së shpejti.” – thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img