Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë solemne.
Seanca do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës: “Shënimi i 25 -Vjetorit të Ditës së Çlirimit”.
Siç njofton Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, seanca do të nis në orën 10:00.
12 qershori shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës, pas përfundimit të fushatës ajrore kundër caqeve serbe.
Nesër ndërkaq shënohet 25 vjetori i Çlirimit.