Skuadra gjermane Nurnberg, e ka transferuar Miroslav Klosen.
Veçse tash jo si futbollist por si kryetrajneri i skuadrës.
Ish-sulmuesi i jashtëzakonshëm, i cili i mbushi të 46-tat të dielën, zejen e trajnerit e filloi në vitin 2016-të pasi u pensionua nga futbolli aktiv.
Ai fillimisht u caktua si ndihmëstrajner tek kombëtarja gjermane.
Nga 2018-ta i drejtoi kategoritë e reja të Fc Bayernit (U-17 dhe U-18).
Ndërkaq, më pas punoi si ndihmëstrajner te skuadra e parë bavareze, ku luajti edhe vet për disa vite duke dhënë kontribut të çmuar.
Klose luajti edhe për ekipet si Werder Bremen, Lazio etj.
Përndryshe ai është një nga ikonat e kombëtares së Gjermanisë.