Ambasada e Francës ka njoftuar se vizita e përfaqësuesit të Lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001, Bernand Kouchner do të realizohet në një datë të mëvonshme.
Kjo deklaratë nga ambasada vjen një ditë pasi komuna e Prishtinës ka thënë se vizita e Kouchner në Kosovë, është anuluar për shkak të çështjeve logjistike. Të njëjtën arsye e ka përmendur edhe ambasada.
“Ju informojmë se vizita e ish-ministrit francez të Punëvë të Jashtme dhe Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së, Bernand Kouchner në Kosovë, fatkeqësisht është dashur të anulohet për shkak të problemve logjistike të lidhura me udhëtimin e Kouchner. Ju njoftojmë se vizita e tij do të realizohet në një datë të mëvonshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.