Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar ngjarjen më të rëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve, Lidhjen e Prizrenit.
Ai e konsideron këtë organizim si themelin e bashkimit tonë.
“146 vite më parë u organizua një nga ngjarjet më të r ëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve, Lidhja e Prizrenit. Në këtë ngjarje historike të organizimit të veprimtarëve tanë, si vijimësi e rilindjes sonë kombëtare, u vendosën themelet e bashkimit tonë. Pra, në historinë tonë ky organizim përfaqësues i shqiptarëve nga të gjjtha trevat, u kthye në gurthemel të përpjekjeve tona për çlirim e bashkim”, shkroi Sveçla në Facebook.
“Edhe këtë vit, në 146 vjetorin e organizimit të Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë dhe nderojmë veprimtarët tanë, guximi, organizimi, qëndrimet dhe kthjelltësia e mendimeve të së cilëve vazhdojnë të na udhëzojnë çdo ditë dhe për të ardhmen tonë. 10 Qershor 1878. 10 Qershor 2024. Lidhja është gjallë!”.