2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë

Komuna e Prishtinës njoftoi se vizita e Bernard Kouchnerit në Kosovë është anuluar.

Në komunikatën për media u tha të hënën se vizita është anuluar “për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner”.

Aty u theksua se Komuna do të njoftojë sapo të ricaktohet data e vizitës.

“Ju njoftojmë se vizita e Dr. Bernard Kouchner në Kosovë, dhe të gjitha ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar. Vizita është anuluar për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner. Posa të ricaktohet data e vizitës do t’ju informojmë në kohë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Më herët ishte njoftuar se Kouchner do ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën, për nder të çlirimit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img