Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të qytetit të Pejës.
Si pasojë, lëndime kanë marr dy persona, të cilët janë liruar pas trajtimit në Spitalin e Pejës.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të Pejës. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, ku pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës janë liruar. Ndërkaq njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes”, tha Gashi.