Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
Ai ka thënë se roli historik i Blairit për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli.
Tutje, Krasniqi thotë se biseda mes tyre, edhe një herë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës.
“Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese. Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli”, shkroi Krasniqi në Facebook.
“Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë. Ish-Kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër!”.