13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Barbano: Hapja e Urës mund të ketë implikime serioze në siguri

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaron se situata e sigurisë në vend është e brishtë dhe se ka shqetësime për tensione të mundshme. Sipas tij, agresioni në Banjskë dëshmoi brishtësinë dhe cenueshmërinë e vendit, për çka shprehet se duhet të ketë edhe vëmendje të veçantë nga institucionet. Misioni i EULEX-it pret nga Serbia që të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin në Banjskë.

Në intervistën për KosovaPress, Barbano flet edhe për iniciativën e hapjes së Urës së Ibrit, për çka konsideron se ka implikime serioze në siguri.

“Situata e përgjithshme në Kosovë është e qetë, por e brishtë, veçanërisht në veri, kemi disa shqetësime për shfaqjen e vazhdueshme të krizës dhe arsyet e mundshme për tensione. Dhe siç tha edhe përfaqësuesi i lartë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, z. Borrell, është koha që të ndalet ky cikël, ky rreth vicioz krizash dhe tensionesh. Tani është koha që të ndërtohet mbi institucionet, të vazhdohet angazhimi dhe të punohet në dialog, dhe të shkohet në qëllimet e ndryshme të dialogut, duke përfshirë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në këtë, ne vazhdimisht jemi të angazhuar në monitorimin e situatës, parandalimin e krizave të mundshme, dhe duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me akterët e tjerë në atë që quhet teknikisht, sistemi i sigurisë tre shtresash në Kosovë, ku reaguesi i parë i sigurisë është Policia e Kosovës, reaguesi i dytë i sigurisë është EULEX-i, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, dhe i treti është KFOR-i”, deklaron ai.

Vëmendje të veçantë, shton ai, duhet të ketë Banjska e Zveçanit. Shefi i misionit të EULEX-it, thotë se janë duke bërë patrullime në veri të vendit, gjithashtu se janë të gatshëm të reagojnë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.

“Banjska e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e kësaj zone. Dhe kështu, kjo zonë kërkon vëmendje të veçantë. Ne jemi vigjilentë për të parandaluar çdo kthim, çdo rikthim të mundshëm të dhunës, përmes pranisë sonë, vigjilente dhe të dukshme. Ne po kryejmë patrullime 24/7 në veri me formën tonë në njësinë policore dhe jemi të gatshëm të reagojmë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, përkatësisht të Policisë së Kosovës, si reagues i dytë i sigurisë me forcën tonë të reagimit të shpejtë për të adresuar trazirat e mundshme civile”, shtoi ai.

Teksa komenton agresionin serb në Banjskë të Zveçanit, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano pret që Serbia të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img