4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vdes në QKUK burri që ishte rrahur muajin e kaluar, arrestohet djali i tij

Një person ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku po trajtohej nga lëndimet që kishte marrë nga rasti i dhunës në familje.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se lidhur me rastin është arrestuar djali i viktimës.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur më 19 maj rreth orës 19:30 në Shtime. Rasti u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”.

“Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img