Portieri, Faton Maloku ka vazhduar me Dritën deri në vitin 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e klubit “Intelektual” në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
32-vjeçari ka nënshkruar kontartë dy vjeçare me skuadrën nga Gjilani.
Gjatë sezonit të kaluar, Maloku zhvilloi 15 ndeshje me fanellën e Dritës dhe pranoi 11 gola, kurse mbajti portën e paprekur në 7 ndeshje.
Kujtojmë që Maloku ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare, si: Feronikeli, Kukësi, Gjilani dhe Hajvalia./Indeksonline/