1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Akuza ndaj Qeverisë se po shkel të drejtat e pensionistëve, paralajmërohet padi ndaj Ministrisë së Financave

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lidhja e Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, kanë akuzuar qeverinë e Kosovës se janë duke e shkelur ligjin dhe të drejtat e qindra-mijëra pensionistëve, duke mos ua rritur pensionet në bazë të përllogaritjes së kostos së jetesës së tyre dhe përshtatjes me inflacionin.

Përveç tetë mijë padive individuale që pensionistët kanë bërë ndaj shtetit si shkak i kësaj çështje edhe IKD-ja ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapat ligjorë që ta padisë Ministrinë e Financave edhe qeverinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për mos zbatim dhe mos veprim sipas ligjit.

Hulumtuesi i lartë në IKD Naim Jakaj, ka thënë se si qeveritë e kaluara edhe qeveria e tanishme nuk i kanë respektuar dy ligjet të cilat rregullojnë çështjes pensionale.

Ai ka thënë se shteti me mos zbatimin e ligjeve është duke cenuar të drejtat e mbi 149 mijë pensionisteve të cilët marrin pensionin bazik të moshës si dhe të drejtat e 49 mijë  pensionistet e tjera të cilët e marrin pensionin kontributdhënës. 

“Në Kosovë ekzistojnë dy ligje të cilat rregullojnë çështjes pensionale, ligje për skemat pensionale dhe ligji për caktimin e metodologjisë të përcaktimit të lartësimit të pensionit bazë, dy ligje me disa nene të caktuara rregullojnë çështjen se si duhet të rriten pensionet ose si duhet të jenë ato në mënyrë që pensionistet të ta kalojnë muajin mirë. Si Institut i Kosovës për Drejtësi kem gjetur se qeveritë e kaluara por edhe kjo e tanishmja nuk i respektojnë këto dy ligje sipas specifikave ose sipas kërkesave të cilat i kanë në dispozitat e këtyre dy ligjeve. Sipas ligjit për caktimin për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensionit qeveria, Ministria e Financave në këtë rast, kanë për detyrë që për në çdo fund vit kalendarik për vitin vijues ta caktojnë pensionin tjetër të radhës shumën e radhës në raport me inflacionin në raport me koston e jetesës shportën ushqimore dhe në raport me inflacionin pra siç ka qenë në vitin paraprak. Një gjë të tillë qeveria shteti është duke dështuar ta bëj rrjedhimisht është duke cenuar të drejtat e mbi 149 mijë pensionisteve të cilët marrin pensionin bazik të moshës që është në shumën tashmë 100 euro. Në anën tjetër cenohen edhe të drejtat përafërsisht 49 mijë  pensionistet e tjera të cilët e marrin pensionin kontributëdhënës”, ka thënë ai. 

Jakaj ka thënë se si Institut kanë kërkuar edhe nga qeveria edhe Ministria e Financave të zbatojnë ligjin në raport me kërkesat e pensionisteve, duke shtuar se në rastin e kundërt nëse nuk merren hapa në afat prej një muaji, ata do të ushtrojnë padi në Gjykatën Themelore ndaj qeverisë dhe Ministrisë së Financave.

“Pra mos respektimin i këtyre ligjeve mos zbatim i tyre i prek ose i cenon të drejtat e përmbi 200 mijë personave në Kosovë të cilët mund të jenë edhe në kufirin e varfërisë pra mund të jenë në kufirin e varfërisë sepse sot në 100 euro nuk mund të jetohet një pensionistet. Si IKD i kemi kërkuar edhe qeverisjes edhe Ministrisë financave që të zhvillojnë dhe të zbatojnë ligjin në raport me kërkesat e pensionisteve, në rastin e kundër ne rast se brenda një afati të arsyeshëm qeveria dhe Ministria e Financave nuk nisin zbatuari ne kemi me ndërmarrë hapat ligjorë në mënyrë që edhe ministrinë  e Financave edhe qeverinë ta paditim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për mos zbatim dhe mos veprim sipas ligjit për shkak të cenimit 149 mijë të pensionisteve të cilët marrin pensionin bazë po prej 100 euro dhe në anën tjetër për 49 mijë pensionistet e tjerë të cilat marrin pensionin kontribut pagues për të cilët edhe për këta përfshihet vlen edhe ky ligj edhe për këta. Një afat i arsyeshëm do të konsiderohej prej një muaji derisa qeveria të ndërmerr hapa dhe të përshtat në raport edhe me vitet e tjera”, ka thënë ai. 

Kryetari i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Nijazi Gashi, ka thënë se ligji aktual nuk i plotëson kushtet, është ligj i keq dhe është në kundërshtime me shumë ligje të tjera që funksionojnë në Kosovë, për këtë ai ka thënë se kanë kërkuar që të behët një ligj i ri mbi skemat pensionale.

Ai ka shtuar se në lidhje me kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe se qeveria nuk ju është përgjigjur në as një rast për këto kërkesa. 

“Ne këtë mos veprim të qeverisë e kemi deklaruar në kontinentet që në vitin e parë që ata nuk e kanë bërë vlerësimin e indeksit të kostos jetësorë për popullatën e Kosovë në kemi reaguar. Në atë kohë në kemi kërkuar që të bëhet plotësim ndryshimi i ligjit për skemat pensionale aktual ky që është, në të njëjtin kohë kemi dërguar kërkesë që të bëhet një ligj i ri mbi skemat pensionale sepse ky që është nuk i plotëson kushtet, është ligj i keq që është në kundërshtim me shumë ligje të tjera që funksionojnë në Kosovë. Ne kemi hasur në vesh të shurdhër dhe qeveria nuk na është përgjigjur në as një rast, të gjitha kërkesat që ja kemi bërë nuk na janë përgjigjur, i kemi thirrur edhe me telefonata na kanë premtuar që do të na pranojnë dhe do të bisedojnë dhe kurrë nuk na kanë pranuar. Nuk na kanë pranuar në komisione për hartimin, gjegjësisht plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale, nuk na kanë informuar dhe nuk na kanë pranuar kurrë. Kemi qenë të anatemuar dhe të eksomunikuar”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se pensionistet patën nënshkruar një kontrata me tre avokat të cilët do ti pergdisnin padit e pensionistëve pa as një kosto, por që sipas tij, me këtë rast ka pasur reagime nga qeveria të cilat ai thotë se i kanë shtyre që të prishet kjo kontratë. 

Ai ka thënë se me këtë veprim qeveria ka bërë ndërhyrje flagrante të drejtpërdrejt në të drejtat elementare të pensionistëve. 

“Ne para një muaji kemi pasur mbledhjen e kryesisë dhe kemi marr vendim që të vëmë në kontrolle këtë fenomen duke parë që ata që kanë bërë padi individuale çdo padi i ka kushtuar nga 50 deri 150 euro me bërë. Pas mbledhjes ka dalur vendimi, kanë ardhur tre avokat të cilët na kanë ofruar shërbim pa kosto pa pare, pa as një shpenzim dhe neve na është dashur më e pranueshëm ajo se sa me shkuar në mënyrë individuale dhe me paguar këta deri 150 euro. Ne e kemi një kontratë me ata, por në të njëjtën kohë qeveria ka dalur me dy deklarata që ky është mashtrim, ky është keq përdorim, njerëzit janë zbrazur edhe me këtë nivel. Dhe ne kemi marr para dy javë ditë nga avokatët një kërkesë që të ndërpresim edhe atë procedurë, normalisht që e kemi ndërprere, kjo është një ndërhyrje flagrante e drejtpërdrejt e qeverisë në të drejtat elementare të pensionistëve. Në njërën anë nuk i kanë rritur pensionet, në anën tjetër ju merret e drejta që të ankohen dhe ku me varë shpresën këta të mjerë, ti quaj, sepse një njeri që varet nga 100 euro në muaj për mua ai është i mjerë. Deri në momentin që ne kemi marr email nga avokatët e lartë cekur numri ka qenë rreth tetë mijë padi”, ka thënë ai. /EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img