Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri.
Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën dhe personalitetin e akademik Ferrit.
“Akademik Rexhep Ferri është ikonë e përjetshme e artit tonë. Ai i përket gjeneratës së artë që vendosen themelet e artit në Kosovë. Vepra e akademik Rexhep Ferri prej pedagogu, e artisti do të mbetet përjetësisht në historinë tonë shqiptare”, u shpreh Abdixhiku.
“Ai do të kujtohet përherë si personalitet i jashtëzakonshëm, ndërsa arti i tij do të mbetet udhërrëfyes për breza të tërë. Lavdi jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Ferri!”.
Rexhep Ferri, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.