Pasi vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shkëput mbrëmë nga narracioni që e ka farkëtuar me partinë e tij Vetëvendosje që “Kosova është shkatërruar qe 20 vjet”, gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur si pyetje në profilin e tij se si u bë që ndërroi gjuha.
“Qysh? Çka ndodhi me ‘ky vend është shkatërru që 20 vjet’? Pres përgjigje veçanërisht nga militanti naiv”, ka shkruar Lirim Mehmetaj në formë pyetjeje.
Postimi i plotë:
Albin Kurti në intervistën për A2 të Shqipërisë po thotë se Kosova është zhvilluar e ka përparuar aq shumë në 25 vjetët e fundit saqë ata që po vijnë tash pas shumë kohësh nuk po arrijnë ta njohin dot vendin.
S’po besojnë njerëzit çfarë përparimi është bë, po thotë.
“Ndryshimet janë gjigante, përparimi enorm në çdo aspekt”, po deklaron.
Qysh?
Çka ndodhi me “ky vend është shkatërru që 20 vjet”?
Pres përgjigje veçanërisht nga militanti naiv.