-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri shpërthen ndaj Kurtit: Amater dhe mashtrues klasik, njeri zero lider

Pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë në A2CNN kërkoi që ndërmjetësuesi i BE-së të dërgojë draft-Statutin e Asociacionit për vlerësim në Komision të Venecias, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur “amaterizëm dhe mashtrim klasik”.

Asnjë palë e tretë nuk mund dhe nuk ka mandat të dërgojë akte për shqyrtim”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i Tahirit:

Kryeministri Kurti në kërkim të një rrugëdalje nga qorrsokaku ku ka hyrë vetë dhe ku e ka futur Kosovën me temën e draftit të Asociacionit, me pasoja lënien e vendit në paradhomë të pritjes për anëtarësim në KiE, po kërkon që BE dhe Lajçak të shërbejnë si zëdhënës të qeverisë së tij, duke sugjeruar që ata mund ta qojnë draftin në Komisionin e Venecias. Ky është amaterizëm dhe mashtrim klasik. 

Kurti duhet ta dijë që në emër të Republikës së Kosovës, asnjë palë e tretë nuk mund dhe nuk ka mandat të dërgojë akte për shqyrtim. Por ajo që fshihet prapa rreshtave është që Kurti përmes përdorimit të emrit të BE-së në raport me Venecia, po paralajmëron që do të ketë një draft i cili mund të përfundojë në këtë Komision. 

Pse nuk e pyet veten ky njeri, deri kur dhe deri ku do të vazhdojë të qeverisë pa asnjë guxim që kërkon pozita ku është ulur. Thjesht, ky njeri përfaqëson një zero të madhe në lidership!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img