Policia ka njoftuar se tre persona janë arrestuar në Prizren, të tre të dyshuar për vjedhje të rënda.
Sipas policisë, i dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ndalur në mbajtje për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.
“Me datën 06.06.2024, njësiti i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me zyrtarë të inteligjencës kanë arritur përmes rrugëve operative që të identifikojnë të dyshuarin e mitur i cili besohet të jetë i involvuar në mesë paku në pesë raste të ndryshme të vjedhje të rënda”.
“Gjithashtu gjatë kësaj jave hetuesit policor nga stacioni policor në Prizren kanë arritur që të arrestojnë edhe dy persona të tjerë për raste të vjedhje të rënda të cilët janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve mbrojtës. Me këtë rast janë gjetur dhe dëshmuar prova relevante së këta persona janë të involvuar në këto raste të vjedhjeve. I dyshuari i parë i mitur është liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuarit e tjerë pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.