Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radojiçiqit, i kërkuar nga Kosova për sulmin në Banjsëk dhe i sanksionuar nga ShBA-ja e Britania e Madhe.
Ramadani i ka kërkuar dorëheqjen Kusari-Lilës.
“Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?” – ka shkruar ai, ndër të tjera, në “X”.