4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier uron Cakën: Institucionet e pavarura gjyqësore janë gurthemel i çdo demokracie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka Nimani, për rizgjedhjen e saj në këtë pozitë, raporton Gazeta Sinjali.

Hovenier theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura gjyqësore, ndërsa shprehi përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit.

“Urime Gresa Caka – Nimani për rizgjedhjen për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gurthemel i çdo demokracie të qëndrueshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet kosovare që të promovojnë dhe forcojnë sundimin e ligjit”.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në një mbledhje më 5 qershor kanë rizgjedhur kryetaren Caka-Nimanin edhe për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img