-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

PDK në Prishtinë me akuza ndaj Ramës: 15 hektarë të pronës publike i ktheu në ndërtim të lartë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit Përparim Rama, për planin e lagjes “Kalabria”, duke thënë se bashkërisht me Lëvizjen Vetëvendosje, “15 hektarë tokë i ktheu në ndërtim të lartë”, raporton Ekonomia Online.

Sipas PDK-së, kreu i Prishtinës e ka shndërruar një zyre projektuese, ku pronat publike i sheh tokë për ndërtim.

Asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Leutrim Ratkoceri, ka thënë në konferencën për media, se përkundër përpjekjeve të tyre, nuk arritën ta ndalin planin për këtë lagje.

“Të hënën, Kuvendi i Prishtinës aprovoi Planin Hollësishëm Urban për lagjen ‘Kalabria’. Lajmi i mirë është qe ky plan i ka adresuar pjesërisht ankesat tona, pas një maratone diskutimesh për kërkesat tona, siç janë: rikthimin e hapësirave të gjelbërta, shtimin e çerdheve dhe shkollave si dhe rikthimin e kopshtit botanik. Fatkeqësisht nuk u arrit të adresohet shqetësimi jonë kryesor, tjetërsimi i pronës publike të Stacionit të Autobusëve. Pra, pavarësisht përpjekjeve tona, Përparim Rama e kaloi planin e ‘Kalabrisë’, ku 15 hektarë të pronës publike të Stacionit të Autobusëve i ktheu në ndërtim të lartë. Kjo u arrit fale bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, njësoj siç kishte arritur ta votonte edhe shkëmbimin e pronave te Badovcit”.

E ish-drejtoresha komunale e Arsimit, Besianë Musmurati, u zotua se do t’i mbrojë pronat publike, siç ndodhi me Badocin.

“Të bëhemi bashkë qe të mos lejojmë degradimin e mëtutjeshëm të qytetit. Dua t’i siguroj qytetarët e Prishtinës që ne do te jemi këtu për të mbrojt pronën publike sikurse ne Badoc e Kalabri, në çdo lagje tjetër të Prishtinës. Prandaj ju ftojmë qe ne këtë beteje publike me ndërtimin e lartë e betonizimin në kurriz të pronës publike, të bëhemi bashke për Prishtinën”, u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img