7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Kanë shpresuar ta çojmë FSK-në për të hyrë ushtria serbe”, Kurti flet për ‘planet’ e sulmit në Banjskë

“Veriu i Kosovës kurrë s’ka qenë më i sigurt, e kriminelët kurrë më të rrezikuar”, tha kryeministri Kurti gjatë një interviste në A2CNN.

Sipas tij, dështimi i sulmit në Banjskë erdhi si rezultat i profesionalizimit dhe guximit të Policisë së Kosovës.

Ai më tej tha se plani tjetër i Serbisë ka qenë shpresa që Kosova të dërgojë FSK-në përtej lumit Ibër në mënyrë që të futet ushtria serbe.

Ata paramilitarë të Banjskës, ata nuk e kanë pasur ndërmend të ketë luftë vetëm një ditë e vetëm në atë vend, armatimi ka qenë për shpërndarje të konfliktit…

Dështoi sepse Policia është tejet profesionale dhe e guximshme…

Ata morën peng pelegrinët serbë…ka mundësi që kanë qenë edhe koordinim…kanë dashur gjakë dhe shpërndarje të konfliktit…

Kjo ka dështuar.

Plani tjetër, kanë shpresuar që ne ta çojmë FSK-në ta kalojë lumin Ibër, që të shërbejë që ose KFOR-i të i ndalojë, ose që të hyjë ushtria serbe.” – tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img