Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
E para e shtetit pas takimit me Ulutashin tha se Kosovën e mbrojnë dhe e mbajnë të sigurt bashkë me aleatë.
“Kosovën e mbrojmë dhe e mbajmë të sigurtë bashkë me aleatë”, shkroi shkurtimisht Osmani.
Ulutash dje ishte për vizitë edhe në Pejë, ku u takua me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin dhe klerikët fetarë atje.