Grupet punuese të Kosovës dhe Suedisë kanë finalizuar marrëveshjet për bashkëpunim juridik ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penalem, marrëveshjen për transferim të përsonave të dënuar dhe marrëveshje për ekstradim.
Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet nga dy ministrat e drejtësisë të vendeve përkatëse.
Kujtojmë se Suedia ishte përdorur nga njerëz të dënuar në Kosovë, që t’i “bishtnojnë” dhënies llogari para organeve të drejtësisë.
E plotë:
Finalizohen tri marrëveshje për bashkëpunim juridik me Mbretërinë e Suedisë
Në raundin e fundit të negociatave në Stokholm të Suedisë, për tre ditë me radhë, ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, kanë negociuar dhe kanë finalizuar tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar:
1. Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale;
2. Marrëveshjen për transferim të personave të dënuar; si dhe
3. Marrëveshjen për ekstradim.
Meqë palët negociuese finalizuan marrëveshjet e lartcekura, në muajt e ardhshëm ministrat e drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, do të vendosin firmën e tyre në të tre marrëveshjet.
Marrëveshjet përveçse do t’i shërbejnë forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimit të procedurës ligjore në fushën e ndihmës juridike, ato gjithashtu ndihmojnë dhe rrisin rezultatet e luftës ndaj krimit transnacional dhe forcojnë subjektivitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.