Rita Ora ka dhënë pak detaje rreth albumit të saj të ri, por disa adhurues të saj kanë mbetur të zhgënjyer.
Këngëtarja 33-vjeçare tha se nuk është e sigurt nëse albumi do të jetë gati këtë vit, shkruan Yahoo.
Ajo ka thënë se albumi mund të jetë së paku gjashtë muaj larg publikimit, duke shpjeguar: “Albumi po shkon shumë mirë. Nuk jam e sigurt nëse do të jetë gati për këtë vit”.