5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Legjenda që nuk shuhet kurrë” – botohet libri për Fadil Vokrrin, në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij

“Legjenda që nuk shuhet kurrë” – është titulli i librit kushtuar jetës e veprës së Fadil Vokrrit, në prag të gjashtë vjetorit të vdekjes së tij.

Me autor Bekim Aliun, profesor e gazetar i njohur i sportit, libri do të jetë i gatshëm për lexuesit që nga dita e nesërme në Panairin e librit në Prishtinë.

“Të dashur familjarë, miq, kolegë (profesorë e gazetarë), sportistë dhe adhurues të futbollit, pas një pune disavjeçare, në nderim të ish-kryetarit të FFK-së, në 6-vjetorin e shkuarjes së tij në amshim, prej nesër (05.06-09.06.2024) në Panairin e librit do të gjeni librin tim “Fadil Vokrri, legjenda që nuk shuhet kurrë”, thuhet në postimin e autorit Bekim Aliu.

Fadil Vokrri ishte njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptar. Pas pensionimit, Vokrri dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e futbollit kosovar, duke bërë të mundur pranimin e FFK-së në UEFA e FIFA.

Vokrri vdiq në moshën 58 vjeçare, më 9 qershor të vitit 2018.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img