5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Norvegjia e fortë, por duam fitore”, Franco Foda dhe Valon Berisha optimist para përballjes

Përzgjedhësi Franco Foda si dhe mesfushori Valon Berisha kanë deklaruar se presin një përballje të vështirë ndaj Norvegjisë, mirëpo janë optimist në fitore.

Kosova do ta zhvillojë miqësoren e vetme në muajin qershor, duke luajtur ndaj norvegjezëve, që kanë ftuar lojtarët më të mirë, përfshirë Haaland, Odegaard, Bob e Sorloth.

Sidoqoftë, Kosova synon vetëm fitore të mërkurën dhe këtë e konfirmoi Foda në konferencë për media.

“Dje kemi pasur udhëtimin, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Të gjithë futbollistët janë mirë. Sot kemi stërvitjen e fundit dhe shpresoj që lojtarët të jenë mirë dhe pastaj t’i qasemi ndeshjes”.

“Kemi pasur disa gjëra të mira që mund t’i marrim me vete ndaj Armenisë dhe Hungarisë. Fatkeqësisht që në këtë kamp na mungojnë të lënduar si Milot Rashica e Florent Muslija. Kemi shfrytëzuar këtë kohë për të punuar sa më shumë që ka qenë e mundur në Prishtinë, që t’ua fusim lojtarëve në kokë parimet e lojës dhe mënyrën si ekipi duhet të luajë”.

“Ne duam që të zhvillojmë futboll sa më të shpejtë dhe dinamik që është e mundur, me pasime direkte kur jemi duke ndërtuar lojën. Këto mënyra kanë funksionuar mirë kundër Armenisë dhe Hungarisë”.

“Duam të provojmë që të tregojmë se mund të luajmë në presion të lartë dhe ta fitojmë topin sa më lartë që është e mundur. Do të jetë e vështirë, por do të provojmë të bëjmë sa më mirë si ekip sidomos në anën defansive kundër një ekipi që ka lojtarë si Haaland, Odegaard e Bob”.

“Normalisht që dëshirojmë të fitojmë por për mua është e rëndësishme si luajmë dhe implikojmë në fushë atë që kemi bërë në stërvitje dhe si ti transferojmë ato informacione që iu kam dhënë lojtarëve në stërvitje”, nënvizoi tekniku gjerman.

Ndërkohë, mesfushori Valon Berisha që dikur ka përfaqësuar shtetin e Norvegjisë u shpreh se janë përgatitur për mrekulli dhe do të tentojnë të luajnë stilin e tyre të lojës.

“Kemi pasur një grumbullim të mirë, shumë të mira dhe intensive. Dje kemi ardhur në Norvegji, sot përgatitemi për ndeshjen e nesërme”.

“Janë bërë disa vite që s’kam luajtur këtu, e kanë një trajner të ri, sistemi është paksa më ndryshe dhe lojtarët janë të rinj përpos Odegaard. Këtë javë e kemi shikuar mënyrën e lojës sonë, duam të implekojmë mënyrën tonë. E dimë që kanë lojtarë shumë të fortë si Haaland dhe Odegaard. Por, na duam ta luajmë lojën tonë, s’na intereson çfarë bën kundërshtari por të luajmë lojën tonë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img