Një aeroplan trajnues ushtarak u rrëzua të martën në provincën Kayseri të Turqisë, duke lënë të vdekur dy ushtarë që ndodheshin në të, tha Ministria e Mbrojtjes.
Aeroplani i tipit SF-260 D u nis nga një bazë ajrore në Kayseri me dy pilotë në të për ushtrime dhe u rrëzua për arsye të panjohur, tha kjo ministri, raporton agjencia “Reuters”.
Ekipet emergjente u dërguan në vendin e ngjarjes dhe zbuluan se dy pilotët e kishin humbur jetën, shtoi Ministria e Mbrojtjes.