7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

KQZ hap tender për kamera në vendvotime, vlera mbi 1 milion euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar njoftimin për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për regjistrimin e të gjithë aktivitetit gjatë procesit të votimit për ditën e zgjedhjeve dhe në vendvotime, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas KQZ-së, vlera e parashikuar e kontratës është 1 milion e 55 mijë euro.

KQZ ka dhënë sqarime për vendosjen e kamerave:

“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim;

Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit;

Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qëllim që t’iu ofrohen institucioneve ligjzbatuese;

Në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligjzbatuese.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img