Është publikuar nga Enes Bërveniku sot një fotografi prekëse nga sheshi në Prishtinë, në ditën kur u shënua 1 qershori, Dita e Fëmijëve.
Në këtë fotografi shfaqet një realitet i dhimbshëm nga jeta në ditët e sotme.
Teksa shumë fëmijë festonin të lumtur e të gëzuar pranë maskotave të tyre të preferuar, një grua me një fëmijë të vogël që po kërkonin të holla për mbijetesë i shikonin ata.
Pra në njërën anë fëmijë të lumtur e në tjetrën anë fëmijë të trishtuar.
Janë mbi 25 mijë familje në Kosovë që aktualisht jetojnë me asistencë sociale.